Këngëtari i njohur me famë botërore Nick Jonas, prej vitesh vuan nga sëmundja e diabetit.
Ai për herë të parë ka folur publikisht për sëmundjen dhe si si ka ndikuar ajo në jetën e tij, transmeton Gazeta Sinjali.
Këtë ai e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Instagram, në të cilin numëron mbi 27 milionë ndjekës.
“14 vjet më parë u diagnostikova me diabetin e tipit 1. Kjo eksperiencë ka ndryshuar mënyrën se si kujdesem për shëndetin tim, stërvitja, ushqyerja e shëndetshme, duke menduar gjithmonë për nivelin e sheqerit në gjak dhe nevojat për insulinë. Ju nuk mund të kuptoni gjithmonë se çfarë do të thotë të menaxhosh një sëmundje të padukshme dhe nga tipi i 1 i diabetit mund të ndihesh i vetmuar dhe i izoluar”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Nick Jonas ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, të cilët nuk kanë hezituar t’i shkruajnë fjalët më të mira për të, duke i treguar se sa i guximshëm e i fortë është ai./Gazeta Sinjali/