image Ngritet aktakuzë për ish-kryetarin e Istogut dhe dy persona tjerë

Drejtësi

Ngritet aktakuzë për ish-kryetarin e Istogut dhe dy persona tjerë

news image

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër ish Kryetarit të Komunës se Istogut, Haki Rugova, për veprën penale “Konflikt interesit”, ish-nënkryetarit L.B., për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit” si dhe, ndaj zyrtarit të Gjeodezisë dhe Kadastrës në Komunë të Istogut, I.H., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” .

Sipas aktakuzë, Rugova si Kryetar i Komunës se Istogut, edhe pse e ka ditur faktin se edhe para shpalljes se ankandit publik, vëllai i tij G.R,  ka qenë duke e shfrytëzuar pronën të cilën e ka fituar përmes ankandit, dhe pasi e ka fituar të njëjtën, në vend se të përjashtoj veten nga kjo çështje zyrtare, i njëjti e rekomandon ish nënkryetarin, të pandehurin L.B., ta nënshkruaj kontratën për kryetarin.

I pandehuri L.B., në cilësinë e nënkryetarit të Komunës se Istogut, pasi ka kuptuar se janë duke u hetuar nga organet e hetuesisë për ketë çështje penale, ka urdhëruar zyrtarin ligjor që të hartojë një dokument i cili kinse ka ekzistuar qysh nga viti 2018e krejt këtë e ka bërë me qëllim për të iu shmangur përgjegjësisë penale.

Kurse, i pandehuri I.H., akuzohet se në cilësinë e udhëheqësit të sektorit në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër, duke bërë kundërligjshëm destinimin e pronave me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për kompaninë “Macon”, pronë e vëllait të pandehurit H.R.

/GazetaSinjali/