image Ekskluzive: Këta janë katër zyrtarët komunalë të Novobërdës që dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare - Sinjali

Ekskluzive: Këta janë katër zyrtarët komunalë të Novobërdës që dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare

news image

Prokuroria Themelore në Gjilan sot ka njoftuar se katër zyrtarë të komunës së Novobërdës janë ndaluar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Ata dyshohet se kanë marrë pagë nga komuna për tri vjet pa u paraqitur asnjëherë në punë, duke i shkaktuar dëm buxhetit të komunës në vlerë prej 13 mijë eurosh.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se katër zyrtarët e ndaluar për keqpërdorim të pozitës zyrtare janë:

Sabedin Vllasaliu;
Adem Abazi;
Predrag Stankoviç;
Nenad Dimiç
.

“Me datë 22 prill 2022, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit e në bashkëpunim me Policinë e Kosovës NJHRKEK në Gjilan, janë ndaluar katër zyrtar të komunës së Novobërdës, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Të njëjtit dyshohen që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë mundësuar marrjen e pagës në periudhën kohore prej 3 viteve në shumë prej 13000 (trembëdhjetë mijë) euro pa u paraqitur në punë, duke dëmtuar buxhetin e Komunë së Novobërdës, në shumën e lartshënuar”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin