image Ngritet aktakuzë ndaj 51-vjeçarit që dyshohet se sulmoi seksualisht një 6-vjeçare në Prishtinë

Drejtësi

Ngritet aktakuzë ndaj 51-vjeçarit që dyshohet se sulmoi seksualisht një 6-vjeçare në Prishtinë

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë, ku edhe ka propozuar vazhdimin e masës së paraburgimit, ndaj Hamit Mramorit, i cili dyshohet se kreu veprën penale “sulm seksual” ndaj një të miture 6-vjeçare.

Prokurori i Shtetit ka ushtruar kërkesë për vazhdimin e paraburgimit të 51-vjeçarit që dyshohet se kreu veprën penale “sulm seksual” ndaj 6-vjeçares.

“Më 23.08.2022, prokurori i rastit ka ngritur aktakuzë me propozimin për vazhdimin e paraburgimit të personit me inicialet H.M., në drejtim të veprës penale “Sulmi seksual”, nga neni 229 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/