image Ngritet aktakuzë ndaj burrit që vrau me 14 plumba gruan e tij në Prizren

Kosovë

Drejtësi/ Ngritet aktakuzë ndaj burrit që vrau me 14 plumba gruan e tij në Prizren

news image

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Bajram Veliu., i cili gjendet në paraburgim nga 6 gushti 2019, nën dyshimin se ka kryer veprat penale ‘vrasja e rëndë’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Sipas aktakuzës, Veliu më datë 6.08.2019, rreth orës 23:18, në lagjen “Jeta Re” në rrugën ”Qenë Qenaj” në Prizren, me dashje privon nga jeta bashkëshorten e tij Armenda Aliu – Veliu, ku pas një mosmarrëveshje, në momentin kur ajo largohet nga shtëpia, i pandehuri merr pistoletën e tipit “Pietro Beretta Gardone” e kalibrit 9 x 19 mm, del nga shtëpia dhe shtie 15 herë në drejtim të saj, me ç’rast të njëjtën e godet 14 herë në trup.

Armenda Aliu – Veliu vdes nga plagët e marra në vendin e ngjarjes, ndërsa i pandehuri Bajram Veliu, viktimën e mbulon me një fustan të saj dhe e pret ardhjen e policisë.

Prokurori i çështjes ka propozuar që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit./Gazeta Sinjali/