Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka miratuar kërkesën e taksive për rritjen e çmimit të nisjes nga 1.50 sa ka qenë deri tash në 2 euro.
Kjo është bërë e ditur nga asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla.
“Më në fund një vendim nga kryetari i Prishtinës: Tarifa për nisje për auto-taksi nga 1.50 euro në 2 euro”, ka shkruar ai.