image Ngjyrat kaltër e bardhë dhe kuq e zi dominojnë para fillimit të ndeshjes: Suedi - Kosovë, në 'Friends Arena'

Futboll

Ngjyrat kaltër e bardhë dhe kuq e zi dominojnë para fillimit të ndeshjes: Suedi – Kosovë, në ‘Friends Arena’

news image

Kosova sonte luan takimin e radhës kualifikues për Kampionatin Botëror ndaj Suedisë në udhëtim.

Në Stokholm, qytetin ku do të luhet ndeshja po shihet një numër jashtëzakonisht i madh i tifozëve të Kosovës.

Ndeshja luhet në stadiumin “Friends Arena” dhe pritet që aty të jenë një numër i madh i tifozëve që do ta përkrahin Kosovën sonte.

Dardanët me ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe të Shqipërisë kanë ‘uzurpuar’ rrugët e Stokholmit, pak çaste para ndeshjes.

Në videon më poshtë mund të shihni përkrahjen e dardanëve për Kosovën edhe në ndeshjet si mysafirë.

/Gazeta Sinjali Sporti/