image Ngjarjet në veri/ Shefi i UNMIK-ut flet në Këshill të Sigurimit

Siguri

Ngjarjet në veri/ Shefi i UNMIK-ut flet në Këshill të Sigurimit

news image

Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka folur sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në veri të Kosovës.

Ai ka thënë që policia e Kosovës ka hedhur granata dore në drejtim të shtëpive të qytetarëve

Policia e Kosovës sërish është futur në veri të Kosovës për siç është përshkruar aksion kundër kontrabandës. Nuk dihet saktë nëse KFOR-i është njoftuar për aksionin, si pasojë mbeten të plagosur disa protestues dhe policë. Qytetarët e Veriut të Mitrovicës raportuan se policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe granta dore në shtëpitë e tyre”, ka thënë ai.

Tutje, Tanin tha sipas policisë disa protestues kanë shtënë me armë drejt tyre.

Protestuesit kanë hedhur gurë dhe sipas policisë së Kosovës disa protestues kanë shtënë me armë drejt policisë”, tha ai. /GazetaSinjali/