Ngjarjet e ditës së sotme, 24 janar 2022.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. (Hagë, ora 08:00-16:00).
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton raportit vjetor të punës së Komisionit për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00).
Komisioni për të Drejtat e Njeriut shqyrton raportin e punës për vitin 2021, draft-planin e punës për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00).
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për Policinë Ushtarake në FSK, Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për statusin e Forcave në mes të Kosovës dhe Kuvajtit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00).
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, rektori i UP-së Naser Sahiti dhe dekani i Fakultetit të Edukimit Blerim Saqipi do të nënshkruajnë projektin për bashkëpunim midis Fakultetit të Edukimit dhe institucioneve arsimore në hulumtime shkencore. (Fakulteti i Edukimit, ora 10:00- 11:30).
Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Mitrovicës së Jugut. (Salla e mediave, ora 10:00).
Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje civile në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë Veriore. (Kuvendi i Kosovës salla N-302, ora 11:00).
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00).
Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme – debat parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00).
Zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, takojnë kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. (Komuna e Prizrenit, ora 12:00).
Zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, takojnë kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. (Komuna e Gjakovës, ora 14:30)./GazetaSinjali/