image Zhvillimet më të rëndësishme të ditës së 33-të të luftës në Ukrainë

Botë

Zhvillimet më të rëndësishme të ditës së 33-të të luftës në Ukrainë

news image

Sot shënohet dita e 33-të e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, kur kjo e fundit me datë 24 shkurt kishte urdhëruar një “operacion ushtarak” në Ukrainë.

Ndërkohë ngjarja kryesore që e veçon ditën e sotme është dyshimi i helmimit të miliarderit rus, Roman Abramovich, pasi që i njëjti është përballur me simptoma të helmimit, gjatë bisedimeve në kufirin Ukrainë- Bjellorusi. Wall Street Journal ka raportuar se simptoma të njëjta kanë pasur edhe të paktën dy pjesëtarë të ekipit negociator ukrainas.

Rusia ka thënë se është duke zhvilluar masa për të kufizuar hyrjen në këtë shtet, për banorët e vendeve “jomiqësore”, ku ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar në këtë listë të shteteve, si dhe vende të tjera.

Ndërsa sot, Ukraina ka mbyllur korridoret humanitare nga qytetet e saj pas paralajmërimeve për “provokime” ruse nëpër rrugë.

Kryetari i Mariupolit, Vadym Boichenko, ka thënë se ky qytet i rrethuar nga forcat ruse është në prag të katastrofës dhe duhet të evakuohet plotësisht. Sipas tij, 5,000 banorë kanë vdekur prej shpërthimit të luftës më 24 shkurt

Ndërkaq, rundi i radhës i negociatave në mes të Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet këtë javë në Turqi.

/GazetaSinjali/