image Ngjarjet e paralajmëruara për sot

Kosovë

Ngjarjet e paralajmëruara për sot

news image

Ngjarjet e ditës, 17 janar 2022.

Komisioni për Legjislacion mban dëgjim publik për Projekt-Kodin e Procedurës Penale dhe Projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 09:00).

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj mban mbledhje me drejtorët e drejtorive komunale. (Shtëpia e Bardhë, zyra e kryetarit, ora 09:00).

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla  C-301, ora 11:00).

Instituti Demokratik i Kosovës mban tryezën më temë “Shpenzimet e parasë publike në kategorinë e subvencioneve dhe investimeve kapitale gjatë mandatit qeverisës 2018-2021”. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 11:00).

Partia Socialdemokrate do të mbajë konferencë për media lidhur me projektligjin për inspektime të propozuar nga Qeveria e Kosovës. (PSD, rruga „Bajram Kelmendi“, 4 Llullat, Prishtinë, ora 13:00).

Mbahet akademia e “Flakës së Janarit”. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 17:00).

Hapet ekspozita kolektive e Artit Pamor. (Galeria e Qytetit, Gjilan, ora 19:00)./GazetaSinjali/