image Ngjarjet e paralajmëruara për sot

Kosovë

Ngjarjet e paralajmëruara për sot

news image

Ngjarjet e ditës, 7 shkurt 2022.

Bordi i ZRRE-së mban seancën e tretë. (ZRRE, ora 10:00).

Komisioni për të Drejtat e Njeriut diskuton mbi mos zbatimin e Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi. Të ftuar: përfaqësuesit e Inspektoratit të Punës dhe Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00).

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00).

MASHTI organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Shkencëtari i vitit” dhe “Shkencëtari i ri i vitit” për vitin 2021. (MASHTI, kati i katërt, ora 11:00).

Mbahet protesta e Kompanive private për shërbime funerale. (Protesta do të fillojë nga ora 12:00 nga morgu i Spitalit të Qytetit të Prishtinës në drejtim të objektit të Komunës së vjetër të Prishtinës).

Prokuroria Themelore në Pejë mban konferencë e organizuar për media mbi hetimet rreth rastit të helmimit të mija qytetarëve në komunën e Deçanit vitin e kaluar. (Objekti i Prokurorisë Themelore në Pejë, rruga: “Hasan Cermaxhija” pa nr., ora 12:00)./GazetaSinjali/