image Ngjarjet e paralajmëruara për sot

Kosovë

Ngjarjet e paralajmëruara për sot

news image

Ngjarjet e ditës, 18 janar 2022.

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Sali Mustafës. (Hagë, ora 09:30-16:30).

Komisioni për Administratë Publike shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00).

Komisioni për Arsim shqyrton në parim Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe atë për Arkivat Shtetërore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00).

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë, Keisuke Yamanaka. (Kabineti i kryetarit, pamje në fillim të takimit, ora 11:00).

Komisioni për Ekonomi diskuton mbi mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit, datë 12.08.2021, lidhur me auditimin e performancës së ndërmarrjes publike KOSTT. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00).

Institucioni i Avokatit të Popullit, përmes Zyrës Rajonale në Gjakovë, organizon takime me qytetarë “Dita e Hapur” në Komunën e Malishevës. (Malishevë, ora 11:00-12:00)./GazetaSinjali/