image Ngjarjet e datës 7 tetor

Kosovë

Ngjarjet e datës 7 tetor

news image

Në kuadër të implementimit të projektit “Ngritja e Serrave me Participim” të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (DBZhR), kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në ndërtimin e serrës së parë në fshatin Atmaxhë. (Ora 08:30)

Inspektorët e Inspektoratit të Tregut inspektojnë bizneset. (Nisja nga MTI-ja ora 08:45)

Komisioni për Shëndetësi dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, vizitojnë Klinikën e Onkologjisë, Emergjente dhe Kirurgjisë. (QKUK, ora 09:00)

Kryeministri Avdullah Hoti, ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stuballa dhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi raportojnë në Komisionin për të drejtat e njeriut për çështjen e personave të pagjetur në kuadër të dialogut me Serbinë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami raporton në Komisionin për Buxhet mbi masat e marra fiskale për t’iu përgjigjur situatës me pandeminë dhe gjendjen e borxhit publik. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi takohet me kryetarin e Rahovecit Smajl Latifi. (Objekti i komunës së Rahovecit, ora 10:00), vizitë vendit ku planifikohet të ndërtohet stadiumi i qytetit. (Ora 10:45), vizitë palestrës “Mizahir Isma” (Ora 11:05), vizitë shtëpisë-muze të Ukshin Hotit. (Krushë e Madhe, ora 11:30)

Ministria e Punëve të Brendshme pranon mjete mbrojtëse kundër COVID-19 nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë. (MPB, salla P-02, ora 10:00)

KFOR-i organizon një video-konferencë me rastin e 20-vjetorit të Rezolutës 1325 të KS të OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe ta diskutojë zbatimin e saj në Kosovë. (Online në faqen e Facebook të NATO/KFOR, ora 10:00)

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave të Natyrës, publikon “Raporti për prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë”. (Salla e Akademisë, Prishtinë, ora 11:00)

Komisioni për Legjislacion diskuton rregulloren e punës së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10 ora 11:00)

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj takim me Komisionin për Shëndetësi për menaxhimin e situatës me koronavirus. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, lagjja “Arbëria”, Prishtinë, ora 13.00)

Hapet ekspozita protestuese “112 Dhimbje dhe Krenari”, organizuar nga Shoqata Krimet e Luftës Gjakova 98-99, ku do shfaqen 112 foto të fëmijëve të vrarë në Komunën e Gjakovës, gjatë luftës së fundin në Kosovë 98-99. (Foeaju i Pallatit të Kulturës ‘Asim Vokshi’ në Gjakovë)./Gazeta Sinjali/