Një 32-vjeçare me inicialet A.D., është gjetur pa shenja jete në zonën e Liqenit Artificial, në Tiranë, raporton Gazeta Sinjali.
Policia e Shqipërisë bën të ditur se ajo është gjetur e varur në një pemë.
Sipas policisë, ajo dyshohet se vuante nga çrregullimet e ankthit.
“Rreth zonës së Liqenit Artificial, është gjetur e vetëvarur në një pemë shtetasja A. D., 32 vjeçe. Nga deklarimet paraprake dyshohet se shtetasja A. D, vuante nga çrregullimet e ankthit. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/