Familjarë, zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe mijëra qytetarë i dhënë lamtumirën e fundit, policit të vrarë aksidentalisht, Lirim Haxholli.
Zyrtarët policorë bën nderime duke vendosur edhe kurora lulesh.
Ndërsa, toger Zymer Islami u shprehi ngushëllime familjes në emër të stacionit policor qendra.
Për këtë situatë ku u përdoren armët, foli eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi.
“Kjo fatkeqësi tregon se ende kemi nevojë të ngrisim trajnimin dhe të rrisim nivelin e kodit të etikës për zyrtarët policorë. Në veçanti duhet të ketë edukim shtesë në përdorimin e armëve nga zyrtarët policorë”, deklaroi Ibishi për RTK-në.
“Zyrtarët policorë armët i kanë vetëm për përdorim në raste ekstreme kur u kërcënohet jeta qytetarëve apo vet atyre por jo edhe në rastet e tilla siç ka ndodhur”.
Lidhur me ngjarjen një zyrtar policor është arrestuar për vrasjen aksidentale të policit 27 vjeçar, në fshatin Zllatar të Prishtinës.
Pesë policë të tjerë janë arrestuar për shkaktim të rrezikut dhe për 9 zyrtarë të tjerë që ishin prezent është rekomanduar masa e suspendimit.
Organet kompetente janë duke hulumtuar lidhur me incidentin, ndërsa hetimet vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.