image Ngjarja tragjike në Tiranë/ I vrari ishte intervistuar për vrasjen që lidhej me emrin e Elvana Gjatës

Shqipëri

Ngjarja tragjike në Tiranë/ I vrari ishte intervistuar për vrasjen që lidhej me emrin e Elvana Gjatës

news image

Një ngjarje e rëndë e tronditi Tiranën të shtunën, ku dy persona mbetën të vrarë pas një atentati në zonën e Astirit, Erigers Mihasi 32-vjeçar dhe Armand Dumani 26-vjeçar.

Dy të rinjtë vdiqën në vend, në makinën e tipit “Audi A8”, pasi mbi trupat e tyre u qëlluan disa herë me breshëri plumbash.

Por, kush është Erigers Mihasi, 32-vjeçari që mbeti i vdekur nga ky atentat?

Mihasi në vitin 2018 ishte përfshirë në incidentin në ish-bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Elio Hato nga truproja i Ervin Matës, të fejuarit të këngëtares Elvana Gjata.

Policia atë kohë mori në pyetje disa persona, e në mesin e tyre edhe Erigers Mihasin, 32-vjeçarin që e vranë dy ditë më parë të cilit i morën edhe shenjat e gishtërinjve me qëllim të krahasimit me gjurmët e gishtave që kishin fiksuar ekspertët brenda lokalit “Monopol”, pasi ky i fundit kishte lidhje shoqërore me Ervis Martinajn.

Mirëpo, nga këto gjurmë nuk doli që të kishte ngjashmëri me gjurmët krahasuese që i ishin marrë Mihasit në Polici, duke përjashtuar Mihasin si të përfshirë në këtë ngjarje. /GazetaSinjali/