Një ngjarje tragjike tronditi sonte Prishtinën, pasi një 22-vjeçar i dha fund jetës së tij, duke u vetvarur me litar, në rrugën “2 Nëntori”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se i riu që i dha fund jetës së tij është Arbios Muçolli nga Prishtina.
Kjo ngjarje tragjike dhe mjaft e dhimbshme për familjen, ndodhi në orët e pasdites në kryeqytet, derisa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i emergjencës, ku e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Ende nuk dihen motivet që e kanë çuar të riun nga Prishtina t’i jap fund jetës së tij.