Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në një vendpunishte në fshatin Qirez të Komunës së Skenderajt, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali, një punëtor ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e lëndimeve të rënda që ka pësuar pasi dyshohet se e ka zënë ekskavatori.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku siç bëhet e ditur viktima i takon moshës madhore.
“Bazuar në informatat fillestare, sot rreth orës 13:43, është raportuar se në një vendpunishte në fshatin Qirez të Skenderajt, në rrethana tani për tani të pa sqaruara ka humbur jetën, viktima mashkull i moshës madhore”.
Gazeta Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.