Një person është arrestuar dje në Kaçanik pasi dyshohet se e ka ngacmuar një të mitur, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari e ka ngacmuar të miturën përmes rrjeteve sociale.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’.