Një person është arrestuar në fshatin Bardhosh, në Prishtinë, pasi që i njëjti i kishte ngacmuar seksualisht dy viktima femra, të mitura, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe rasti është duke u hetuar.
Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për këtë rast.