Ngacmimet seksuale në Kosovë janë shumë të shpeshta, ndonëse jo edhe raportimi i tyre. Mirëpo, një vajzë e cila mbrëmë ishte viktimë e një ngacmimi të tillë, ka vendosur të mos heshtë.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 21:00 në stacionin policor në Prishtinë është paraqitur një vajzë e cila ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një person.
Sinjali mëson se ajo u ka thënë hetuesve policorë se është ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur në hyrje të banesës së saj, që ndodhet në rrugën “Ymer Alushani” në kryeqytet.
Gazeta Sinjali mëson se njësia përkatëse policore ka filluar hetimet lidhur me këtë rast./Gazeta Sinjali/