image Nga sot, publiku shqiptar mund ta shohë falas filmin “Shok” - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107921

Të shëruar

105549

Të vdekur

2265

Nga sot, publiku shqiptar mund ta shohë falas filmin “Shok”

news image

Filmi “Shok” bëri historinë në vitin 2016, duke u bërë filmi i parë shqiptar që arriti të nominohet në atë që njihet si mbrëmja më e madhe e ndarjes së çmimeve të Akademisë, “Oscars”.

Ndonëse nuk arriti të fitojë çmimin “Filmi më i mirë i shkurtër”, për të cilin ishte nominuar – “Shok” gjithsesi fitoi zemrat e shqiptarëve anë e kënd globit.

Teksa për vite me radhë, ky film është shfaqur nëpër kinema të ndryshme dhe është mundësuar të shihet me pagesë, nga sot, publiku shqiptar do të ketë mundësinë që ta ndjekë atë falas.

Këtë e ka bërë të ditur një prej aktorëve kryesorë të filmit, Eshref Durmishi.

Aktori Durmishi ka publikuar në rrjetin social Facebook, një status shoqëruar me filmin e publikuar në kanalin Vimeo – nga ku tani e tutje, fansat e filmit do të kenë mundësinë ta shohin atë pa pagesë.

Ka kaluar një kohë e gjatë që kur kemi bërë një udhëtim të pabesueshëm me këtë film. Sot, më në fund, lëshohet për publikun falas, në bashkëpunim me Vimeo, ndërsa stafi i tyre zgjedh. Mos ngurroni të shikoni dhe ndani me miqtë tuaj”, ka shkruar Eshrefi në Facebook.

Kujtojmë që filmi fitues i çmimit “Oscar” që kishte lënë prapa filmin “Shok” dhe tre filma të tjerë, ishte filmi irlandez “Stutterer”./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin