image Nga sot Gjermania ka larguar Kosovën nga lista e vendeve me rrezik sa i përket COVID-19

Kosovë

Nga sot Gjermania ka larguar Kosovën nga lista e vendeve me rrezik sa i përket COVID-19

news image

Nga sot qytetarët e Kosovës do ta kenë më të lehtë udhëtimin për në Gjermani.

Kjo pasi Qeveria Gjermane e ka hequr vendin tonë nga lista e kuqe, e cila përbëhet nga vende që kanë shkallë të lartë të infektimit me COVID-19.

Në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, bëhet e ditur se ky ndryshim do të vlejë nga data 24 tetor, pra sot.

“Ndryshimet e fundit: Heqja e Kosovës si zonë me rrezik të lartë nga 24 tetor 2021”, thuhet në njoftim.

Gjermania kishte futur Kosovën në listën e shteteve me rrezik të lartë më 22 gusht të këtij viti, pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me koronavirus. /GazetaSinjali/