image Nga sa para pritet të përfitojnë sportistët me fondin e ri të MKRS-së?

Sporte të tjera

Sport/ Nga sa para pritet të përfitojnë sportistët me fondin e ri të MKRS-së?

news image

Gjatë ditës së djeshme Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ndau një fond për të ndihmuar skuadrat dhe federatat në këtë kohë.

‘Në vendimin për përkrahjen e federatave sipas kategorive u është caktuar vlera financiare e poentimit të pikëve për Sportet kolektive dhe individuale. Poentimi për Sportet Kolektive dhe Individuale bëhet në katër grupe, A, B, C dhe D.’

‘Grupi A ndahet në: Federatat të cilat merren me Sporte Kolektive dhe kanë vlerën e pikës në shumë prej 3400 euro, dhe Federatat të cilat merren me Sporte Individuale dhe kanë vlerën e pikës në shumën prej 2000 euro. Për grupin B vlera e pikës është 1600 euro, për grupin C vlera e pikës është 1200 euro dhe për grupin D vlera e pikës është 800 euro.’, thuhet në vendimin e MKRS-së, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas kësaj ndarje, sportistët dhe trajnerët pritet të përfitojnë nga 150 euro në muaj gjatë periudhës së koronavirusit.

Kjo ndarje e fondeve për sportin është pritur mirë nga mediat dhe sportistët në Shqipëri. Ata po kërkojnë edhe nga qeveria e tyre që ta bëj të njëjtën gjë./Gazeta Sinjali/