image ‘Nga populli i Kosovës…’, mbërrin kontingjenti i parë me medikamente mjekësore në Ukrainë

Kosovë

‘Nga populli i Kosovës…’, mbërrin kontingjenti i parë me medikamente mjekësore në Ukrainë

news image

Ka mbërritur në Ukrainë kontingjenti i parë me medikamente mjekësore për spitalin ushtarak të Zaporizhias në Jug të Ukrainës.

Ky kontingjent u nis nga nisma e të rinjve nga Prishtina ‘Youth Community Project’ në bashkëpunim me ambasadën ukrainase në Tiranë.

Valon Arifi aktivist i kësaj nisme ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter se ka mbërritur kontingjenti i parë me medikamente mjekësore në Ukrainë.

Ai tha se këto medikamente kanë mbërritur në Spitalin Ushtarak të Zaporizhias në Jug të Ukrainës.

“Nga populli i Kosovës te Spitali ushtarak i Zaporizhias në Jug të Ukrainës. Kosova qëndron me Ukrainën“, shkroi Arifi.

/GazetaSinjali/