image Tenton të vetëvritet një vajzë në Deçan

Siguri

Tenton të vetëvritet një vajzë në Deçan

news image

Një vajzë në fshatin Baballoq të Deçanit ka tentuar t’i japë fund jetës së saj mesditën e djeshme, rreth orës 13:00, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Pejë kanë bërë të ditur se këtë akt ajo ka provuar që ta kryejë duke marrë sasi të tepruar të medikamenteve.

Ajo fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovë, e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku është duke u trajtuar ende.

Sinjali mëson se vajza është intervistuar nga hetuesit policorë./Gazeta Sinjali/