image Konsumoi shumë hapa dhe sulmoi nënën e tij - Policia e dërgon në spital të riun nga Gjakova

Siguri

Konsumoi shumë hapa dhe sulmoi nënën e tij – Policia e dërgon në spital të riun nga Gjakova

news image

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin në Polici e ka raportuar vetë viktima, e cila nga plagët e marra ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në spital dhe sipas mjekëve ai kishte konsumuar medikamente në sasi të tepruar.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/