Ish-kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot në mbledhjen e 42-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, deklaroi se partia e tij do t’i fitojë dy të tretat e Kuvendit, shkruan Gazeta Sinjali.
Menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe reagimi nga Partia Demokratike e Kosovës.
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka ironizuar me deklaratat e Kurtit dhe Besnik Bislimit, të cilët së fundmi kanë folur për sondazhet të cilat VV-në e nxjerrin si partinë që do të marrë më së shumti deputetë në Kuvend.
“Koment: E kam përshtypjen se Albini me bashkë-partiakët është në garë se kush po e ngrit % më lart. Vetëm se është mirë se kur ta thonë një të pavërtetë, së paku t’i përsërisin shifrat e njëjta. Albin Kurti po thotë se partia e tij do t’i marr 2/3 e votave në këto zgjedhje. Pra, nëse 800 mijë qytetarë do të votonin, përafërsisht sa ishin në zgjedhjet e kaluara”, ka shkruar Bytyqi.
Statusi i plotë i Bytyqit:
Albin Kurti po thotë se partia e tij do t’i marr 2/3 e votave në këto zgjedhje. Pra, nëse 800 mij qytetarë do të votonin, përafërsisht sa ishin në zgjedhjet e kaluara.
Sipas Albinit, dikund 600mij (533.33 ma sakt) vota do t’i merr partia e tij.
Koment: E kam përshtypjen se Albini me bashkë-partiakët është në garë se kush po e ngrit % më lart. Vetëm se është mirë se kur ta thojnë një të pavërtetë, së paku t’i përsërisin shifrat e njëjta.
50% nuk janë 55 deputetë
2/3 nuk janë 55 deputetë
2/3 nuk janë 50%
2/3 janë 66.66%, dhe si e tillë nuk janë 55 deputetë, e 55 deputetë nuk jane. /Gazeta Sinjali/