image Nga pala serbe tregojnë se çfarë do t'i ofrojnë Kosovës në takim

Politikë

Nga pala serbe tregojnë se çfarë do t’i ofrojnë Kosovës në takim

news image

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka treguar planin e palës serbe dhe ofertën e tyre për një marrëveshje me Kosovën në takimin e 4 shtatorit në Washington.

Gjuriq gjithashtu deklaroi se pozicioni i Beogradit në negociatat me Prishtinën është më i mirë sot sesa ishte në vitet e mëparshme.

Ai theksoi se delegacioni serb në takimin e ndërmjetësuar nga SHBA-ja “sjell në Washington një platformë për lidhje ekonomike” e cila, sipas tij, do të çojë në përmirësimin e kushteve të jetesës, si dhe se “do të këmbëngulë me vendosmëri në respektimin e ligjit ndërkombëtar”, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjuriq tha se e drejta ndërkombëtare “flet qartë për paprekshmërinë e kufijve të shteteve sovrane si dhe se delegacioni serb ka shumë argumente që mund të paraqesë kur flet në fushën e së drejtës ndërkombëtare”.

“Serbia dëshiron të flasë në mënyrë racionale dhe serioze. Delegacioni ynë është përgatitur të ofrojë një paketë për bashkëpunim ekonomik dhe lidhje infrastrukturore,” tha Gjuriq në TV Prva. /Gazeta Sinjali