image Nga një muaj paraburgim për 25 policët e arrestuar, për të tjerët vendoset nesër

Drejtësi

Nga një muaj paraburgim për 25 policët e arrestuar, për të tjerët vendoset nesër

news image

Operacioni “Pika” i Inspektoratit Policor të Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale që u zhvillua dje në pikat kufitare Qafë Morinë dhe Qafë Prush, rezultoi me arrestimin e 50 zyrtarëve shtetërorë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar nga një muaj paraburgim për 25 nga 48 policët dhe dy zyrtarët e doganës.

Të dyshuarit: A.K, A.SH, A.H, B.L, D.L, F.S, F.GJ, G.A, G.H, G.SH, G.T, H.D, H.P, H.H, I.D, I.D, I.T, K.S, L.H, M.B, R.T, S.M, XH.H, XH.H dhe XH.L, dyshohen për veprat penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Ushtrimi i ndikimit e “Kontrabandimi i mallrave”.

Sipas njoftimit nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, vendimi për pjesën tjetër të të arrestuarve merret nesër.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë Speciale kanë njoftuar se policët dhe doganierët që do të prangosen dyshohet se për muaj të tërë u kanë  mundësuar dhjetëra qytetarëve shqiptarë dhe kosovarë kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, për çka dhe kanë pranuar si ryshfet shuma të konsiderueshme të parave.

Listën e plotë me emrat e të arrestuarve të cilën e ka siguruar Sinjali, e gjeni në linkun e mëposhtëm.

Gazeta Sinjali dje raportoi ekskluzivisht për këtë operacion, detajet e të cilit i gjeni më poshtë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/