Nënkryetari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, tha se Komisioni Qendror Zgjedhor, veproi me standarde të dyfishta, kur vendosi që të mos certifikojë listën e kandidatëve të kësaj partie për deputetë.
Sipas tij, vendimi i KQZ-së, për moscertifikim të listës së Nismës është krejtësisht politik.
“KQZ nuk janë përfaqësues të partive politike në këtë rast. KQZ janë edhe trupa e saj, zyra për certifikim të partive politike. Ne kemi zgjedh që meqë nuk na është ofruar asnjë sqarim paraprakisht siç udhëzon Gjykata Kushtetuese me KGJK-në, me emrat në dispozicion me idenë që nëse vie rekomandimi siç ishte Zyra për Certifikim, ne nuk do kishim asnjë problem me këtë vendim të KQZ-së”, ka thënë ai në Klan Kosova, transmeton Gazeta Sinjali.
“Do t’ju referohem në këtë rast, votave që erdhën nga Serbia. KQZ gjithmonë e mbronte vendimin e saj për t’i përfshirë në proces të numërimit me argumentin se jemi nivel politik, nuk lëshohemi në nivel profesional nëse kanë ardhë me apo pa ligj”.
“Madje Skandali ka qenë shumë më i madh duke thënë se praktikë e kishin pasur. Tash KQZ ka vepruar me standard të dyfishta derisa në 2019, mbronte vendimin e trupave të saj profesionale, në këtë rast tha ‘jo ata nuk janë duke zbatuar ligjin’.”
Sidoqoftë ai ka thënë se Nisma do ta respektojë vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa, sido që të jetë ai./Gazeta Sinjali/