image Nga nesër, qytetarëve pa maska e dorëza nuk do t’u ofrohen shërbime në Komunën e Prishtinës

Kosovë

Njoftim/ Nga nesër, qytetarëve pa maska e dorëza nuk do t’u ofrohen shërbime në Komunën e Prishtinës

news image

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër nuk do të ofrojë asnjë shërbim për qytetarët që nuk janë të pajisur me maska dhe dorëza.

Në një njoftimin e bërë komuna thuhet se kjo masë është marrë në mënyrë që të luftohet përhapja e pandemisë Covid-19.

“Prej nesër, 7 Prill, si masë shtesë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së #covid29, kemi marrë vendim që qytetarët të cilët nuk janë të pajisur me maskë e dorëza nuk do të mund të marrin shërbime në Komunën e Prishtinës. Të kujdesemi për shëndetin tonë dhe të tjerëve rreth nesh. Bashkë mund të tejkalojmë këtë sfidë më shpejtë dhe më lehtë! #rriNshpi #Prishtina”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /GazetaSinjali

https://www.facebook.com/komunaprishtine/posts/3176443365734198?__xts__[0]=68.ARBGAZHZqTgB4vM1Ks0Jw-vugSeILeqC5ZCVIo9o8IoZE7QwjKbRK1Rt1HhArerlEI8guXWU2j5o3_Go18N7iy48HvABUyzk1sw95PgbGISc-Od9cjCLcaR5_YvlvlxFLrdL-UkyxB47Rm_afes58qdoXAULkyiQrcSTgjuxYcNRwzwuinmH0zMtOz_HPZE1ppca9EmfDzYkAwVrR169a3nSbY8IzzToen4SLRfuDY_mQkg4lMH9ltnf6hpbUkORbuItA5MEzDvT4rs_JOTGAmcxPRHMuMMyW31Mab6WRaIwxBjzHQthnl5ap7cF_9GGog2bpKOsaF6PgK8XDPx1ZA&__tn__=-R