Kompania rajonale e mbeturinave “Pastrimi” gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se i janë bllokuar xhirollogaritë bankare andaj edhe punëtorët e kësaj kompanie nesër nuk do të dalin në terren për grumbullimin e mbeturinave.
Në një komunikatë kjo kompani ka bërë të ditur se iu janë bllokuar xhirollogaritë nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës.
Po ashtu, nuk është bërë e ditur se deri kur mund të zgjasë kjo gjendje mirëpo qytetarët e Prishtinës do të kenë problem me mbeturina deri sa të zgjidhet kjo çështje.
Njoftimi i plotë:
Njoftim
Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, njofton opinionin publik se i janë bllokuar gjitha xhirollogaritë bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës-KMDK me te cilat kryen shërbime bankare.
Po ashtu, Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë njofton qytetarët se nga dita e nesërme me dt. 09.02.2022 kompania nuk do të ketë mundësi të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave për arsye te bllokimit te xhirollogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës, prandaj duhet të bëjmë ndërprerjen e shërbimit te mbeturinave.Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri ne zgjidhjen e këtij problem.
Me respekt Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë