Në rrugët njëdrejtimshe “Nazmi Mustafa dhe “Imzot Mark Sopi” në Prishtinë, nga nesër do të lejohet qarkullimi në dy drejtime, për shkak të punimeve që po bëhen në lagjen “Pejton”, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu njoftoi kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili kërkoi që të largohen veturat e parkuara në atë pjesë, në mënyrë që të mundësohet qarkullimi.
“Për shkak të punimeve në lagjen PEJTON, prej nesër, qarkullimi në rrugën “Imzot Mark Sopi” nga Katedralja deri në kryqëzimin me rrugën “Nazmi Mustafa“ dhe rruga “Nazmi Mustafa“ bëhet përkohësisht në dy drejtime. Po ashtu, në mënyrë që të mundësohet qarkullimi i trafikut, ju lusim që t’i largoni veturat e juaja deri nesër, e shtunë 16 maj, në ora 10:00”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /Gazeta Sinjali/