image Nga kompania “Arditi Tours” flasin për autobusin që u dogj sonte në Fushë Kosovë

Siguri

Nga kompania “Arditi Tours” flasin për autobusin që u dogj sonte në Fushë Kosovë

news image

Gazeta Sinjali raportoi më parë se një autobus është djegur sot në parkingun e autobusëve në Fushë Kosovë.

Sinjali ka kontaktuar me kompaninë “Arditi Tours”, autobusi i të cilës është djegur. Nga kjo kompani kanë thënë se nuk ka të lënduar.

Po është djegur një autobus në parking, zjarri është fikur ndërsa nuk ka të lënduar. Ka pasur edhe autobusë tjerë, por vetëm një është djegur”, kanë thënë nga kompania “Arditi Tours” për Sinjalin.

Sinjali ka kontaktuar policinë, por ende nuk ka marrë përgjigje. /GazetaSinjali/