Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 1 mijë e 29 raste të reja dhe 24 viktima nga COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga 24 viktimat e raportuara nga MSH-ja, 4 prej tyre janë nga komuna e Prizrenit, si dhe 4 të tjera nga komuna e Malishevës. Në komunat e Pejës, Ferizajt dhe Gjilanit janë konfirmuar nga 2 viktima, që kanë humbur betejën me koronavirus.
Ndërsa në komunat e Gllogocit, Deçanit, Lipjanit, Gjakovës, Vitisë, Vushtrrisë, Rahovecit, Prishtinës, Obiliqit dhe Suharekës është raportuar për vetëm nga një viktimë. /Gazeta Sinjali/