Ekipi i Tottenham e ka ndërmend që këtë merkato të verës të bëj investime të mëdha.
Fillimisht ata po kërkojnë një sulmues që mund të jetë rezervistë i Harry Kanes, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas ‘Daily Express’, Tottenham tashmë në listë ka Olivier Giroud dhe Daniel Sturridge.
Po ashtu po e shikojnë mundësinë e transferimit të belgut, Dries Mertens.
Në fund të këtij sezonit, kontrata e Mertnes skadon dhe do të ishte lojtar i lirë.
Po ashtu Mourinho nuk është i kënaqur me Aurier prandaj po shikohet mundësia e transferimit të mbrojtësit të PSG-, Thomas Meunier që po ashtu në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë. /Gazeta Sinjali/