image Nga e mërkura vendoset kufizimi i lëvizjes në Shqipëri

Shqipëri

Nga e mërkura vendoset kufizimi i lëvizjes në Shqipëri

news image

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri, ka njoftuar se një nga masat e reja që do të ndërmerren me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, është edhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga dita e mërkurë, shkruan Gazeta Sinjali.

Udhëheqësja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli ka thënë se ky komitet propozon mbylljen e aktiviteteve të bareve dhe restoranteve, po ashtu edhe kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.

“Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00, përveç shërbimit delivery”, deklaroi Rakacolli.

Po ashtu, Rakacolli tha se rekomandohet që administrata publike të punojë nga shtëpia, duke i zbatuar protokollet e sigurisë.

“Punë online për administratën publike në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjnë strukturat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë”, theksoi ajo./Gazeta Sinjali/