image Nga e hëna rifillon mësimi për klasët e 9-ta në Istog

Arsim

Nga e hëna rifillon mësimi për klasët e 9-ta në Istog

news image

Nga dita e hënë, me vendim të Ministrisë së Arsimit, fillon mësimi plotësues për të gjithë nxënësit e klasëve të 9-ta.

Komuna e Istogut thotë se tashmë ka bërë pergatitjet në të gjitha shkollat për realizimin e këtij mësimi, i cili do t’iu shërbejë nxënësve që të përgatiten për testin e arritshmerisë.

“Mësimi do të mbahet në klasë me nga 15 apo me pak nxënës, për shkak të respektimit të distancës. Të gjitha informatat e detajuara nxënësit do të mund t’i marrin nga shkollat përkatëse”, thuhet në njoftimin e komunës.

Objektet shkollore sot janë dezinfektuar dhe do të pastrohen, pas çdo dite mësimi, me dezinfektues.

Shkolla duhet të respektojë të gjitha masat e marra në udhëzuesin e dhënë nga MASHTI./Gazeta Sinjali/