image Nga Broja tek Kumbulla - Talentët shqiptar që pritet të ‘shpërthejnë’ gjatë këtij viti

Futboll

Futboll/ Nga Broja tek Kumbulla – Talentët shqiptar që pritet të ‘shpërthejnë’ gjatë këtij viti

news image

Pjesa e dytë dhe më e rëndësishme e sezonit në futboll tashmë ka filluar në shumicën e ligave.

Futbollistët shqiptar pritet që të lënë shenja gjatë këtij sezoni në gjithë Evropën, transmeton Gazeta Sinjali.

Armando Broja që para dy dite nënshkroi kontratë profesionale me ekipin e Chelseas, dje u stërvit me ekipin e parë.

Talenti shqiptar është duke kaluar në një formë fantastike me të rinjtë e Chelseas. Duke parë mungesën e golave tek ‘blutë’, shumë shpejt do ta shohim atë duke luajtur për ekipin e parë.

Rey Manaj që befasoi të gjithë me transferimin tek Barcelona B, ai tashmë ka filluar të ftohet në ndeshjet e ekipit të parë. Çmimi i tij në market sillet rreth një milion euro.

Mungesa e sulmuesve dhe lëndimet e shumta në Barcelonë, do të bëjnë që së shpejti ai të ketë minuta tek katalunasit.

Edon Zhegrova pas një starti të dobët, ka arritur të shndërrohet në një nga lojtarët kyç të skuadrë së Baselit. Ai arriti të shpallej edhe lojtari i muajit në Ligën Zvicerane. Çmimi i tij sipas ‘transfermarkt’ është 1 milion e gjysmë euro.

Nga vendorët vlen të theksojmë treshen Blendi Baftiu, Jetmir Topalli dhe Arbër Hoxha. Po ashtu ylli i Llapit, Valmir Veliu.

Sipas ‘transfermarkt’, Baftiu kushton 200 mijë euro, Topalli 175 mijë euro, Hoxha 175 mijë euro dhe Veliu 125 mijë euro.

Ëmbëlsira për në fund. Sensacioni më i madh gjatë këtij sezoni është mbrojtësi shqiptar i Veronas, Marash Kumbulla. Paraqitjet e tij në Itali kanë bërë që shumë gjigantë evropian të kthejnë sytë kah Verona.  Po ashtu brenda Italisë shumë skuadra janë të interesuara për shërbimet e fenomenit shqiptar. Çmimi i 20 vjeçarit është 10 milionë euro sipas ‘transfermarkt’.

Merkatoja verore pritet të jetë e nxehtë dhe me plot befasi për futbollistët shqiptar./Gazeta Sinjali/