image Nga Bideni te Obama, Bill Gates dhe Elon Musk, hakerët bërjnë 'kërdi' në Twitter

Internet

Nga Bideni te Obama, Bill Gates dhe Elon Musk, hakerët bërjnë ‘kërdi’ në Twitter

news image

Hakerat i kanë marrë në dorë llogaritë personale të kokave të “Silicon valley” në Twitter, duke përbërë kështu një shqetësim të madh për personat e prekur, por edhe vet rrjetin social.

Llogaritë e Elon Musk, Jeff Bezos dhe Bill Gates postuan ditën e djeshme një mashtrim për fitimin e njësive të monedhës elektronike Bitcoin.

Në to u ofrohej mundësia e dyfishimit të të ardhurave shumë prej përdoruesve, që në fakt ishte një skemë mashtrimi.

Drejtuesit e rrjetit social bllokuan menjëherë llogaritë, duke mos lejuar postime të mëtejshme në to deri në përfundim të hetimeve përkatëse.

Në rrjetin e hakerave, që nga mënyra sesi e bënë, la të kuptohej që ishte një shkaktar. Gjithashtu u hakuan edhe llogaritë e kandidatit për president, Joe Biden, ish-presidentit Barack Obama si dhe Kim Kardashian e Kanye West. /Gazeta Sinjali