Më 5 mars 2014 Kosova zhvilloi ndeshjen e parë nën organizimin e FIFA-s.
Ndeshja ndaj Haitit përfundoi pa gola, ndërsa Kosova shkroi historinë duke thyer kufijtë.
Albert Bunjaki, atëherë trajneri i Kosovës, kishte ftuar 22 lojtarët për këtë ndeshje, shkruan Gazeta Sinjali.
Samir Ujkani, Kushtrim Mushica, Julian Bibelaj, Avni Pepa, Lorent Sadiku, Lum Rexhepi, Shkodran Metaj, Shpëtim Hasani, Ardian Gashi, Anel Rashkaj, Fanol Përdedaj, Enis Alushi, Liridon Krasniqi, Kristian Nushi, Enis Bunjaku, Faton Toski, Shpëtim Hasani, Flamur Kastrati, Albert Bunjaku, Ilir Azemi, Alban Bunjaku dhe Bersant Celina ishin futbollistët e ftuar dhe që shkruan historinë
Prej tyre tash ftohen vetëm 3 futbollistë, Samir Ujkani, Anel Rashkaj dhe Bersant Celina.
Në portë Samir Ujkani, në mbrojtje Loret Sadiku, Avni Pepa, Fanol Përdedaj e Kristian Nushi. Mesfusha përbëhej nga kapiteni Anel Rashkaj, Ardian Gashi dhe Enis Alushi dhe treshja sulmuese Shpëtim Hasani, Ilir Azemi dhe Albert Bunjaku, ishte formacioni që Albert Bunjaki zgjodhi atëbotë./Gazeta Sinjali/