Nga 1 qershori, Aeroporti i Prishtinës do t’u mundësojë udhëtarëve një linjë të re fluturimi, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një njoftimi, Aeroporti njoftoi se linja do të realizohet në drejtim të Finlandës, në relacionin Helsinki – Prishtinë – Helsinki.
“Bashkëatdhetarë /Udhëtarë tanë të dashur, Nga 1 Qershori më afër kryeqytetit të Finlandës! Helsinki – Prishtinë – Helsinki”, thuhet në njoftimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”./Gazeta Sinjali/