image Nezir Mehmetaj për afro 2 muaj në paraburgim në Serbi, familjarët flasin për gjendjen e tij

Kosovë

Siguri/ Nezir Mehmetaj për afro 2 muaj në paraburgim në Serbi, familjarët flasin për gjendjen e tij

news image

Nezir Mehmetaj që nga 3 janari i këtij viti po vazhdon të jetë në paraburgim në Serbi. Ai po qëndron në burgun e Gjykatës Speciale në Beograd, nën akuzën për krime lufte.

Mehmetaj ishte ndaluar nga policia serbe në pikën kufitare në Merdare derisa po kthehej nga Nishi. Teksa familjarët e tij edhe pas 51 ditësh nuk kanë informacion se kur do të lirohet nga paraburgimi.

Valon Mehmetaj, vëllau i Nezirit për Gazetën Sinjali ka thënë se gjendja e vëllait të tij është e mirë dhe se familja është duke u përpjekur me të gjitha forcat që ai të lirohet.

“Gjendja është e mirë. Po presim lirimin e vëllait, por të sigurt se kur do të lirohet nuk e dijmë”, ka thënë Valon Mehmetaj për Gazetën Sinjali.

Mehmetaj ka shtuar se për ndalimin e vëllaut të tij nga policia e Serbisë janë të njoftuara të gjitha institucionet e Kosovës.

“Krejt janë në dijeni që nga fillimi i këtij rasti, me qeveri, media e me krejt. Familja është duke luftuar më të gjitha mundësit me arrit deri te lirimi. Nuk kam çka me shtu më shumë, jemi në pritje”, ka thënë vëllai i Nezirit, Valon Mehmetaj për Gazetën Sinjali.

Mehmetaj kohë më parë në një prononcim për Gazetën Sinjali kishe deklaruar se në fillim vëllai i tij, Nezir Mehmetaj, kishte pasur provokime verbale nga të burgosurit.

“Jo nuk kemi pas ndonjë informacion në lidhje me këtë. Vetëm se në fillim si provokim verbal ka pas. Prej gardianeve dhe nga të burgosurit se e kanë quajt kriminel lufte”, kishte thënë Valon Mehmetaj.

Për ndalimin e Nezir Mehmetaj në pikën kufitare në Merdar kishte reaguar Ministria e Punëve të Jashtme, të cilët kishin njoftuar se kanë kontaktuar edhe me Brukselin për arrestimin e shtetasit kosovar në Merdare, por që nga 3 janari deri më sot Mehmetaj qëndron në paraburgim në Serbi. /Gazeta Sinjali/