image Nezir Mehmetaj po mbahet në qendrën e paraburgimit në Beograd

Kosovë

Siguri/ Nezir Mehmetaj po mbahet në qendrën e paraburgimit në Beograd

news image

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka bërë të ditur se Nezir Mehmetaj, është transferuar në qendrën e paraburgimit në Beograd dhe është marrë në pyetje për çështje politike.

Përmes një komunikate, kjo ministri ka kërkuar nga autoritetet e Serbisë që të lirojnë menjëherë shtetasin Nezir Mehmetaj, i cili është arrestuar në pikën kufitare në Merdare.

Poashtu, familja e Mehmetajt ka angazhuar edhe një avokat lokal, shkruan Gazeta Sinjali.

MPJ-ja ka bërë të ditur se ka kontaktuar edhe me Brukselin për arrestimin e shtetasit kosovar në Merdare.

“Ministria e Punëve të Jashtme është në kontakt të ngushtë me Brukselin, dhe ka larmuar institucionet e Bashkimit Evropian për arrestimin e z.Mehmetaj, si dhe praktikën e vazhdueshme nga Serbia të ndalimit të shtetasve kosovar. Serbia nuk mund të pengojë më pafund lëvizjen e lirë të njerëzve dhe duhet të ndalojë me përndjekjet dhe arrestime politike të shtetasve kosovar”, thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dënon ashpër arrestimin e shtetasit kosovar Nezir Mehmetaj nga policia serbe, në pikën kufirare në Merdare, dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij. Zyra Ndërlidhesë e Kosovës në Beograd është aktive dhe po merr të gjitha masat e duhura për të siguruar lirimin e z.Nezir Mehmetaj, familja e të cilit tashmë ka angazhuar edhe një avokat lokal.

z.Mehmetaj është transferuar në qendrën e paraburgimit në Beograd, është marrë në pyetje nga hetuesit serbë dhe po rëndohet me akuza politike. MUP-i serb ka kryer krime lufte në Kosovë, dhe ky institucion, si i tillë, nuk mundet dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë kurrë një rol drejtësie ndaj shtetasve kosovarë. Nëse ndonjë institucion apo individ është përgjegjës për krimet e luftës në Kosovë, është vet MUP-i serb, udhëheqja e tij e mëparshme dhe aktuale. Ministria e Punëve të Jashtme është në kontakt të ngushtë me Brukselin, dhe ka larmuar institucionet e Bashkimit Evropian për arrestimin e z.Mehmetaj, si dhe praktikën e vazhdueshme nga Serbia të ndalimit të shtetasve kosovar. Serbia nuk mund të pengojë më pafund lëvizjen e lirë të njerëzve dhe duhet të ndalojë me përndjekjet dhe arrestime politike të shtetasve kosovar.

Kjo praktike është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit dhe Bashkimi Evropian, nga ana tjetër, duhet të marrë masa urgjente për të parandaluar veprimet e Beogradit kundër qytetareve të Kosovës dhe për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ministria e Punëve të Jashtme mbetet e angazhuar në mënyrë aktive për të siguruar lirimin e z. Neziraj dhe kthimin e tij në familjen e tij. Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme përsërit thirrjen e majit 2019, me anë të së cilës nxiten qytetarët e Kosovës që të shmangin udhëtimet drejt dhe përmes Serbisë, për shkak të ndjekjës politike të shtetasve kosovarë me akuza të motivuara politikisht nga qeveria serb. /Gazeta Sinjali/