image Fluksi i madh në Merdar, Policia apelon mërgimtarët t'i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare me Serbinë

Kosovë

Fluksi i madh në Merdar, Policia apelon mërgimtarët t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare me Serbinë

news image

Për shkak të fluksit të madh në pikën kufitare në Merdar, Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë thirrje për qytetarët dhe bashkatdhetarët që të shfrytëzojnë për kalim edhe pikat tjera kufitare me Serbinë, siç janë Muqibaba, Jarinje, Bërnjak dhe Mutivodë.

Policia njofton se në këto pika, ka me pak pritje derisa në orët e mbrëmjes s’ka pothuajse fare pritje.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës

NJOFTIM PËR MEDIA

Për shkak të fluksit të madh në disa nga pikat e kalimit  kufitar (pritjeve që po shkaktohen, në veçanti në pikën kufitare në Merdar), me qëllim të  lehtësimit  dhe ikjes së pritjeve të gjata,  Policia e Kosovës  njofton qytetarët dhe bashkatdhetarët për mundësitë e kalimit në pikat e tjera të kalimit kufitar, si dhe i lut qytetarët që të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera me Serbinë siç janë : PKK Muqibab, Jarinje, Bernjak dhe Mutivodë në të cilat pika ka më pak pritje e ndërsa  në orët e mbrëmjes nuk ka pritje fare në të shumtën e rasteve.

Njëkohësisht ju mund t’i referoheni WEB – it të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, ku dhe gjeni raportimin mbi fluksin në pikë kalimet kufitare: https://mpb.rks-gov.net/

Policia e Kosovës  ju uron rrugë të mbarë!

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/pfbid0emrCuXwaAiuyyyRYboEDU4efpfAyFg3jvdE7PrauxbsD6GJr6vi4AqTpw6xzmP8tl?cft[0]=AZWZDOR-9jCDIiEMyNhaa9OM642CQJtLBSe_t0s-UEsi1E8atgEVYNlFcfOxxZ9SJt8sR09KvET1tp2kSevilXtSEAjItZdZX-9V8TXtwbmS4KhL-DADyCVO-k3uKJP9P9icg0gyK5fR_Y9x00ipUFdA&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/