image Neymar ëndërron ta thyejë rekordin Peles te Brazili

Futboll

Neymar ëndërron ta thyejë rekordin Peles te Brazili

news image

Ylli i PSG-së, Neymar ka dhënë një intervistë të gjatë ku foli për objektivat, sidomos pas arritjes së Leo Messit dhe Kombëtaren e Brazilit.

Braziliani tha se ndihet shumë i lumtur që Messi është te PSG tani.

“Është idhull në futboll, lojtar i mirë dhe gjeni, por që gjithashtu është miku im. Ne duam ta bëjmë sërish historinë, njësoi si në Barcelonë”.

Tutje, Neymar zbuloi se dëshiron me patjetër ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

“Erdha te PSG për të ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve. Kam provuar që nga viti 2017”.

“Sot, skuadra jon ka përmirësime. Lojtarë me kualitet të lartë që sollëm dhe jemi duke u kuptuar me njëri-tjetrin. Në kohën që do mësohemi, do jemi të fortë bashkërisht dhe individualisht nuk mendoj që kam për të thënë ndonjë gjë”.

Në PSG, nuk janë vetëm Messi dhe Neymar: “Mbappe është shumë i shpejtë, lojtar i mirë dhe tjetër kush që më ka befasuar ishte Verratti”.

“E dija që ishte i mirë, por jo kaq shumë, një gjeni. Është ndër mesfushorët më të mirë që kam luajtur, pranë Xavi dhe Iniesta”.

Neymar gjithashtu është duke synuar  të thyejë rekordin e Peles te Kombëtarja e Brazilit, të cilin e vlerësoi shumë lartë.

“Nuk mund të tregojë si do ndihesha nëse do arrija atë rekord. Është diçka që e kam objektiv të pastër. Mendoj se çdo lojtar dëshiron ta arrijë atë rekord, me motivon edhe më shumë”.

Pele për Brazilin ka shënuar 77 gola, vetëm shtatë më shumë se ylli parisien.

“Jam shumë larg prej mendimit që jam më i mirë se Pele, ose të krahasojë vetën me të. Kam mundësinë ta tejkalojë rekordin, por me gjithë respektin për të jam i sigurt se kur të shënoj golin e 77-të do t’ia dedikojë atij”.

Në fund, Neymar deklaroi se Pele është idhulli më i madh në Brazil.

“Nëse Brazil është i famshëm në botën e futbollit është falë atij. Jemi shumë më fat që Pele kishte lindur në Brazil”.  /Gazeta Sinjali Sporti/