Portieri Thomas Strakosha është duke kaluar një periudhë të vështirë te ekipi italian Lazio, ku është zëvendësuar nga Pepe Reina dhe deri më tash nuk e ka besimin e trajnerit të Lazios duke pasur kështu shumë pak minuta në portën e klubit.
Sipas The Sun, për portierin shqiptar ka shprehur interesim Newcastle, të cilët kanë shprehur interesim për shërbimet e portierit Strakosha.
Transferimi mund të ndodhë qysh në afatin e janarit, pasi që klubi anglez nuk dëshiron të pres më shumë.
Strakosha është pjesë e Lazios që nga sezoni 2014/2015 dhe ka 192 paraqitje në të gjitha garat. /Gazeta Sinjali Sporti