image Neuropsikiatri: Ngritja e çmimeve e lufta në Ukrainë e kanë rënduar shëndetin mendor të qytetarëve

Shëndetësi

Neuropsikiatri: Ngritja e çmimeve e lufta në Ukrainë e kanë rënduar shëndetin mendor të qytetarëve

news image

Neuropsikiatri, Sami Rexhepi, ka thënë se pandemia, lufta në Ukrainë dhe ngritja e çmimeve kanë rënduar shëndetin mendor të popullatës.

Rexhepi që është edhe drejtor në Qendrën e Shëndetit Mendor në Prishtinë, shtoi se qytetarët e vendit nga një traumë po kalojnë në një traumë tjetër, e se pjesa më e madhe e popullatës është në kufi të ekzistencës.

“Na erdh një e keqe tjetër, një luftë në Ukrainë e cila drejtpërdrejt nuk na atakon neve për shkak të distancës fizike që është, mirëpo në mënyrë indirekte e ka atakuar shumë mirëqenien ekonomike gati të tërë botës që kanë ndikuar drejtpërdrejtë në ngritjen e çmimeve. Kjo po e rrezikon mirëqenien ekonomike të popullatës e cila edhe ashtu është në kufi të ekzistencës. Pjesa më e madhe e popullatës në Kosovë është në kufi të ekzistencës”.

Ai thotë se ankthin po e rrit edhe ngritja e çmimeve, ngase me shumë e njëjtë të parave qytetarë tani nuk mund të blejnë artikuj ushqimore bazike si më herët.

Një qytetare për EO tha se si pasojë e stresit është rritur edhe agresiviteti e mostolerenca dhe kjo ka shtuar nevojën për psikologë e sociologë.

Sipas saj, sikurse shteti të kishte rezerva edhe gjendja emocionale e qytetarëve do të ishte më ndryshe.

“Normalisht që krejt kjo për çdo ditë është një stres, një ankth, kushtimisht kjo prodhon edhe probleme të tjera. E shohim edhe agresivitetin, mostolerancën në jetën e përditshme, mes kolegëve, në dyqane, po e shohim edhe në Facebook gjuha ka denigruar, në qasi mase që është me u brengos. Unë mendoj që psikologët e sociologët kanë shumë punë me bë me ne”.

E një qytetar thotë se në këtë fazë qytetarët kanë stres për ta siguruar ekzistencën.

“Në shëndetin tim mendor nuk është se ka ndikuar diçka, po në përmasa të gjera ka pasur një impakt negativ. Pandemia, izolimi ka qenë një lloj presioni po uroj që të ketë kaluar”.

Se të gjitha këto kanë ndikuar në aspektin psikik e thotë edhe një qytetar tjetër.

“Shëndetin e popullatës, sidomos te na ndikojnë shumë sene, se është vend i ndjeshëm. Nuk ka fort zhvillim as industrial as lëmit tjera. Ka ndikuar edhe pandemia edhe lufta atje, ngritja e çmimeve marramendëse. Me hy në shitore befasohesh, 100% është gjithkund. Ka ndikuar, sidomos në aspektin psikik ndikon tek çdo individ”.

/GazetaSinjali/